-0.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajme“MALMED” jep miratimin për importin e barit “Trikafta” për tetë pacientët me...

Agjencia për Barna “MALMED”, miratoi zyrtarisht importin e ilaçit  “Trikafta”, të  destinuar për tetë pacientët me fibrozë cistike në gjendjen më kritike.

Pacientët e tjerë me këtë diagnose,  do të mund të marrin terapinë e nevojshme pasi të zbatohen ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do t’i mundësojnë shtetit blerjen e barit “Trikafta” me çmim më të ulët dhe direkt nga prodhuesi.

Të gjitha procedurat për miratimin e importit të barit kanë përfunduar.

Të premten, Qeveria tha se janë përcaktuar ndryshimet e propozuara legjislative që do të mundësojnë prokurim më të lehtë të barnave, përfshirë ilaçin “Trikafta”, për të cilin pacientët me fibrozë cistike në disa raste gjatë periudhës së kaluar kanë apeluar për blerje të menjëhershme. Nëse ndryshimet ligjore të propozuara miratohen nga Kuvendi, shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike, si dhe të gjitha barnat e këtij lloji, në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments