Prokurorja Vilma Ruskoska pasdite ka theksuar se Katica Janeva është prokurorja speciale e përfshirë në rastin ‘Haraçi’. Deri më tani nga prokuroria kanë thënë se është marrë telefoni i një prokurori publik por nuk është përmendur emri i Katica Janevës.
Ajo gjithashtu ka thënë se edhe djali i Katicës ka thënë se e ka humbur telefonin në Beograd.
Në këtë intervistë Ruskovska ka thënë se në propozim ligjin e ri qëndron se materialet e xhiruara të cilat nuk do jenë pjesë e procedurave gjyqësore duhet të shkatërohen deri në vitin 2020, edhe pse ajo personalisht ka qenë kundër kësaj.
Incizimet, sipas KOD, të cilat tani i ka në dorë prokuroria për krim të organizuar dëshmojnë se biznesmenit të cilit i kanë kërkuar para ka incizuar zhvatësit ndërsa në telefon kur është paraqitur edhe personalisht Janeva, edhe ajo bisedë është incizuar. Gjykata duhet të vlerësoj nëse do të pranohen ato si prova.
Ruskoska thotë se në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venedikut ato duhet të pranohen për shkak interesit publik dhe përfshirjes së funksionarit- prokurorë në to.
Edhe përpos këtyre incizimeve Katica Janeva nuk është arrestuar, hetuesit vlerësojnë se nuk ka mjaftueshëm prova për lidhje direkte me zhvatjen të cilën e kanë bërë Boki dhe Zoran Milevski Kiçeec.