9.5 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeKuvendi e ratifikoi marrëveshjen e FRONTEKS-it, VMRO-DPMNE nuk mori pjesë fare.

Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen e FRONTEKS-it, VMRO-DPMNE nuk mori pjesë fare.

 Kuvendi sot, në kuadër të vazhdimit të seancës së 99-të, me 61 vota “pro” e ka miratuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEKS-in, me të cilin bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik të vendit.

Marrëveshja FRONTEKS u nënshkrua më 26 tetor të vitit 2022 në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe është marrëveshja e parë e tillë ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuha maqedonase. Kjo Marrëveshje ka rëndësi operative dhe politike si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Në votimin e sotëm në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të partive të tjera opozitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas miratimit të Ligjit për ratifikimin, i kritikoi deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare për mospjesëmarrje në seancën e sotme.

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u votua Propozim- ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Unionit Evropian për aktivitetet operative të realizuara nga ana e Agjencisë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke falenderuar deputetët të cilët e përkrahën ratifikimin e marrëveshjes së parë në gjuhën maqedonase (FRONTEKS) ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Unionit Evropian. Dëshiroj të potencoj se asnjë depuetet nga partia opozitare VMRO-DPMNE nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit. FRONTEKS për ne do të thotë konfirmim i barazisë së gjuhës maqedonase me gjuhët tjera në UE. Për këtë, le të u shërbejë në nder atyre të cilët refuzuan të përkrahin suksesin e shtetit për të cilin vitet e kaluara punuam me mund të madh”, ka shkruar Spasovski në profiloin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Sipas justifikimit, Marrëveshja hap mundësinë e krijimit të operacioneve të përbashkëta të Agjencisë evropiane të rojës kufitare dhe bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me hyrjen e tij në fuqi, me kërkesë të vendit tonë, është e mundur që në pikat kritike të kufirit të vendosen oficerë të policisë FRONTEKS së bashku me policët e Maqedonisë së Veriut. Kjo, siç u tha, do të kontribuojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, si dhe mundësinë e përdorimit të të gjitha pajisjeve të FRONTEKS-it.

Marrëveshja për FRONTEKS-in u nënshkrua në prani të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjatë vizitës së saj zyrtare në vend. Në emër të BE-së, ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, si përfaqësues i presidencës së atëhershme çeke të Këshillit të BE-së, dhe eurokomisarja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, e cila ishte pjesë e delegacionit të Fon der Lajen, kurse nga pala maqedonase ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovski.

Kryeministri Kovaçevski në vetë aktin e nënshkrimit deklaroi se Marrëveshja është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa fusnota, pa yje dhe pa shtesa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments