Në mëngjesin e sotëm herët ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e pushimit në Leunovë ku po qëndronte sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq. Zjarri është raportuar në orën 06:10 të mëngjesit të sotëm nga vetë Zeçeviq, nga shtëpia verore që ishte në pronësi të nënës së Zeçeviqit, e cila ndodhet afër hotelit “Radika” në fshatin Leunovë.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, të cilin e ka shuar një zjarrfikës nga Gostivari.
“Sot në mëngjes në orën 6:10, M.Z. (51) nga Shkupi ka raportuar në SVR Tetovë se ka rënë zjarr në instalimin e brendshëm të një vikendi në fshatin Leunovë, pronë e nënës së tij, në të cilën ka qenë duke qëndruar”, ka thënë policia.
Nga MPB thonë se nuk ka të lënduar, ndërsa sot do të bëhet hetimi.
Zjarri dyshohet se ka rënë nga brenda dhe dyshimet janë se ka pasur probleme me oxhakun.