6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKadri Veseli reagon për ftesat e reja të Speciales për Jakup Krasniqin...

Kadri Veseli reagon për ftesat e reja të Speciales për Jakup Krasniqin dhe Sokol Bashotën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka reaguar pas ftesave të reja që Gjykata Speciale ka lëshuar për ish-Zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota.

“Kjo është një goditje për  bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë”, ka shkruar ndër të tjera  Veseli në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Kadri Veselit:

Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot. Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota. Kjo është një goditje për  bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë. Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments