8.5 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeEdi Rama / Ndërtimi i “Auto Moto Park Albania”Në të ardhmen mund...

Edi Rama / Ndërtimi i “Auto Moto Park Albania”Në të ardhmen mund të kemi edhe një garë te Formula 1 ( video)

Projekti i kompanisë austriake “Test and Training”, me theks te siguria rrugore, fitoi konkursin për ndërtimin e Automotorparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm gjatë eventit tha se ky projekt gjigant do të sjellë një epokë të re për Elbasanin dhe Shqipërinë  si dhe do të mundësojë mijëra vende pune me rroga të mirëpaguara.

“Ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor. Jo thjesht vende pune por vende pune të mirëpaguara, teknologji e lartë dhe padiskutim dhe mundësira dhe horizonte të reja për gjeneratën e re. Edhe ajo që dukej e pamundur që në Shqipëri të kishim një garë të F1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.”

Më pas në një postim në Facebook, kreu i qeverisë duke sjellë në vëmendje edhe garën për ndërtimin e projektit të Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, ku garojnë më shumë se 30 kompani të huaja, tha se “në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë”.

Ndërsa zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se në “Auto Moto Park Albania” do të zhvillohen mjaft aktivitete ndërkombëtare duke patur impakt edhe në turizëm.

 “Auto Moto Park Albania nuk është thjesht një pistë 3.8 km por një kompleks i tërë ku do të zhvillojë aktivitete të ndryshme ku qytetarët e Shqipërisë dhe Evropës do të vizitojnë muzeun retro që kemi vendosur aty. Do të ketë një holl të madh eventesh të ndryshme dhe jo vetëm për auto-motorizmin.

Do të ketë pjesë që do t’i shërbejnë edukimit për sigurinë rrugore. Për të gjithë skeptikët që thonë sa halle kemi ne dhe vetëm kjo pista na mungonte, kjo nuk është vetëm një pistë por një element i rëndësishëm që do të incentojë turizmin për të sjellë njerëz nga e gjithë bota.”

Punimet për Automotoparkun e parë shqiptar pritet të nisin brenda verës së këtij viti dhe parashikohet të zgjasin 3 vjet. Ai do të ketë një pistë prej më shumë se 3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh dhe gara sipas standardeve të “Federatës Ndërkombëtare të Automobileve”.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments