Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët me rastin e shënimit të 4 Shkurtit, ditëlindjes të kolosit tonë Goce, Dellçev, përmes të cilit bën thirrje që të mos u nënshtrohen provokimeve dhe shënimi të kalojë me qetësi dhe dinjitet.
Sipas Spasovskit, institucionet nuk do të lejojmë asnjë eskalim, incident ose përbuzje të popullit maqedonas dhe të shtetit nga askush. Domosdo, siç thekson të deeskalojë situata që politikanët e papërgjegjshëm, grupe dhe individ dëshirojnë të përkeqësojnë.
Ministri u dërgon mesazh edhe subjekteve politike dhe politikanëve, që të jenë të përgjegjshëm në gjithë këtë proces.
“Apeloj për qetësi te të gjithë qytetarët me rastin e shënimit të 4 Shkurtit, ditëlindjes të kolosit tonë Goce Dellçev. Si ministër i Punëve të Brendshme nuk do të lejoj përbuzje të popullit maqedonas. Institucionet punojnë dhe po mblidhen informatat të cilat dëshmojnë se pritjet e qytetarëve do të realizohen. Domosdo ta deeskalojmë situatën të cilën politikanët e papërgjegjshëm, grupe dhe individ dëshirojnë të përkeqësojnë. Nuk do të lejojmë asnjë eskalim, incident ose përbuzje të popullit maqedonas dhe të shtetit nga askush. Këtu janë institucionet e sistemit të cilat funksionojnë dhe të cilat domosdo duhet të ofrojnë të gjitha pritshmëritë që i kemi. Dëshiroj të dërgoj porosi të qartë te subjektet politike dhe te politikanët, të jemi të përgjegjshëm në këtë proces, për arsye se papërgjegjësia nuk i bënë mirë qytetarëve dhe shtetit, paqja dhe stabiliteti janë përgjegjësi e të gjithëve”, thekson Spasovski.
Në apel ai bën thirrje edhe të largohet retorika e “instituteve patriotike” të ndryshme për atë se çfarë mund të bëjnë.“Mos lejoni si qytetarë të bini pre e thirrjeve të asnjë subjekti politik dhe të ndërmerrni kompetenca të institucioneve. Kjo është porosi tek të gjitha ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, për arsye se e kaluara dëshmoi se ata të cilët i motivojnë njerëzit kinse e ruajnë demokracinë, shtetin dhe nacionalitetin, ata mbesin të paprekur. Ata të cilët i bëjnë keq shtetit, i bëjnë keq institucioneve, tani gjenden në instiucionet e burgjeve. Çdonjëri të mundësojë shënimi i 4 Shkurtit të jetë i denjë, kurse institucionet janë këtu të kujdesen për çdo gjë që ka nevojë për rendin dhe sigurinë në shtet. Askush nuk guxon dhe nuk do ti lejohet të jetë mbi shtetin”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme.