5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeViti shkollor për filloristët e Maqedonisë së Veriut do të mbarojë më...

Viti shkollor për filloristët e Maqedonisë së Veriut do të mbarojë më 14 qershor, ndërsa për gjimnazistët më 9 qershor

Nxënësit e shkollave fillore vitin shkollorë do ta mbarojnë më 14 qershor, ndërsa ata në shkollën e mesme më 9 qershor. Vendimi tashmë është zyrtarizuar, planifikuar në kalendarin për organizmin e vitit shkollor 2022/23.

Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) sqaroi që kjo është vendosur për shkak të pushimit dimëror që kishte vazhduar, pushim i cili mbaroi më 23 janar, në vend se të mbaronte më 18 janar.

Ministri Jeton Shaqiri për Meta.mk sqaroi që nga viti shkollor 2023/24, është planifikuar që viti shkollor të fillojë më 10 shtator, dhe jo më 1 shtator. Ai sqaroi që viti shkollor në këtë rast do të zgjatë deri më 20 qershor, me qëllim që të realizohen 180 ditë shkollore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments