1 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeSpasovski- Demerxhiev: Nuk do të tolerojmë incidente në ditëlindjen e Goce Dellçevit

Spasovski- Demerxhiev: Nuk do të tolerojmë incidente në ditëlindjen e Goce Dellçevit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, sot priti në takim, homolugun e tij bullgar, Ivan Demerxhiev,ku diskutuan për festimin e  ditëlindjes së Goce Dellçevit në Shkup. Në konferecë të përbashkët për mediat, të dy ministrat një zëri deklaruan se nuk do të lejohet asnjë incidentë më 4 shkurt, por, sipas tyre, ajo ditë  do të jetë ditë feste.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë se asnjë incident nuk do të tolerohet. Policia e Maqedonisë së Veriut,  po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe absolutisht nuk duhet lejuar asnjë incident, gjegjësisht do të sigurojmë nderimin që i takon të madhit tonë Goce Dellçev”

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë , Ivan Demerxhiev, tha se  me Spasovskin kanë biseduar se si të sigurohet një përkujtim sa më  paqësorë për  Goce Dellçevit në Shkup dhe i njejti poashtu tha se nuk do ketë incidente as nga ana e bullgarëve që do vijnë në këtë festë.

IVAN DEMERXHIEV-MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME I BULLGARISË

“Nga Spasovski mora garancion se do të merren të gjitha masat për një festë të qetë dhe të sigurt. E njoftova se edhe unë  do  t’i marrë të gjitha masat që personat që do të vijnë nga Bullgaria në atë festë të mos shkaktojnë provokime apo ngjarje të padëshiruara. Kemi arritur një marrëveshje që do të bëhet gjithçka që disa individë të mos ndezin situatën. T’i japim respekt një personi historik si Dellçevi pa probleme dhe pa provokime”.

Ministri bullgarë, Demerxhiev, gjithashtu ia dorzoi Spasovskit, kërcënimet e dokumentuara nga qytetarët e Maqedonisë, drejtuar Hristijan Pendikovit, ndërkaq, Spasovski tha se hetimet për rrahjen e Pendikovit janë duke u zgjeruar dhe kërkimi për persona të tjerë të përfshirë është duke vazhduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments