Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe sot tha se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, por zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024.
Sipas Kovaçevskit, është kompliment që VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje në maj, gjegjësisht në pranverë, sepse është tregues se Qeveria efektivisht po përballet me krizën energjetike e cila përfundon më 30 prill.
- Mickoski nuk e di sa herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Unë kam një qëndrim shumë të qartë që nuk ndryshoj çdo javë si ai, se do të ketë zgjedhje në vitin 2024, në mandatin e rregullt sepse kemi krizë ekonomike dhe energjetike. Në të njëjtën kohë, procesi i skriningut ka filluar dhe po vazhdon, dhe vendi është kryetar i OSBE-së. Sigurisht që nuk do ta ndalojmë këtë për të kënaqur Mickoskin dhe dëshirat e tij partiake. Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje. LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit do të fitojnë zgjedhjet parlamentare, ndërsa kandidati që ata propozojnë do të fitojë zgjedhjet presidenciale. Fakti që Mickoski thërret për zgjedhje në maj është kompliment për Qeverinë, ai beson se Qeveria po e trajton shumë mirë krizën ekonomike dhe energjetike e cila përfundon më 30 prill. Unë vetëm mund ta falënderoj për besimin se po e përballojmë mirë krizën, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas vizitës në REC Manastir.