6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNesër në Shkup vjen Mitropoliti rus Antonij

Nesër në Shkup vjen Mitropoliti rus Antonij

Mitropoliti rus Antony, drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Ruse dhe vikar i Patriarkut Kirill, nesër do të vizitojë KOM-OA. Siç raportojnë disa media maqedonase dhe bullgare, Mitropoliti Antoni do të ketë takim me kreun e KOM-OA z. Stefan.

Vizitën e peshkopit rus në Shkup për Sitelin e ka konfirmuar mitropoliti i Dibër-Kërçovës, Timotej.

Nga zyra e kryepeshkopit Stefan nuk ka asnjë informacion zyrtar për ardhjen e Mitropolitit Antony. Në faqen e Kishës Orthodokse Ruse -së nuk ka asnjë njoftim dhe as për qëllimin e vizitës, e cila po ndodh në kohën kur KOM-OA pret tomos nga Patriarkana Ekumenike për autoqefalinë.

Bullgar “Faktor.bg”, duke iu referuar burimeve kishtare, bën me dije se Mitropoliti Antoni vjen në Shkup për të bindur peshkopët maqedonas që të mos negociojnë me Patriarkanën Ekumenike dhe të jenë në përputhje me ROC.

Meidumet bullgare kujtojnë gjithashtu se në dhjetor të vitit të kaluar në Sofje, patriarku Antoni pati një takim “të fshehtë” me patriarkun bullgar Neofit, pas së cilës, siç theksojnë ata, Sinodi i BPC-së vendosi të njohë tomoset e KSHP-së për autoqefalia e KOM-OA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments