9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRTM / VMRO-DPMNE: Takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit ?

RTM / VMRO-DPMNE: Takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit ?

Takimi joformal në Tiranë mes Liderëve të partive politike shqiptare të Maqedonisë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka ngjallur reagime të shumta te opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE. 

Për partinë e Mickoskit, takimi në Tiranë po realizohet me kërkesë të kryeministrit Kovaçevski që synon të shpëtojë karrierat politike partnerëve të koalicionit.

“Takimi në Tiranë është vetëm një përpjekje për të shpëtuar qeverinë në largim, një takim për të shpëtuar karrierat dhe bizneset e BDI-së dhe disa njerëzve rreth Dimitar Kovaçevskit. Ai është shërbëtor i interesave të Ali Ahmetit. Për pak kohë do ta shohim shërbëtorin e dytë Dimçe Apasiev, i cili do të sillet si patriot vetëm me fjalë dhe pa vepra. Vendimet për Maqedoninë duhet të merren në Maqedoni.”, – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments