Ndryshimet në aspekt negativ të cilat po pëson për çdo dité Lëvizja Besa me në krye Bilall Kasamin nuk kanë të ndalur.
Pas afërsisë me VMRO-DPMNE-në dhe LEVICËN, e tentimin për té bllokuar ndryshimet Kushtetuese, Bilall Kasami e Lëvizja Besa kanë bërë edhe njê hap të gabuar edhe atë, duke refuzuar takimin e liderëve shqiptarë që do të mbahet nesër në Tiranë e i cili është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Është për tu habitur fakti se si afërsia me VMRO-në e Apasievin e ndryshoi Bilall Kasamin kundrejtë Edi Ramës, të cilin dikurë menxi priste ta takonte për më tepër fotografohej e reklamohej në portalet të cilat i kontrollon ai fhe ekipi i tij.
Indeks.mk ka zgjedhur vetëm një shembull nga arkivat e portaleve të Kasamit të cilat bënin fushatë e reklamoheshin pas takimit të Kasamit me Ramën