5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas gjashtë vitesh, Rama mbledh sërish liderët shqiptarë në Tiranë.Bilall Kasami nuk...

Pas gjashtë vitesh, Rama mbledh sërish liderët shqiptarë në Tiranë.Bilall Kasami nuk mer pjesë ?!

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Thirësi i këtij takimi është SHTETI SHQIPTAR.

Bilall Kasami pengu i bllokut politik maqedonas i VMRO-DPMNE-LEVICA -LDSM,hë për hë ka paralajmëruar se nuk do ulet me Ali Ahmetin në tavolinë .Arsyetim demagogjik,Bilall Kasami e di se nuk i është përmbajtur asnjë Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare e të mos flasim për  Deklaratën e përbashkët që ishte nënshkruar në korrik të vitit 2017. E drejtë e tij ,por nuk duhet haruar se Tetovën e mba peng me koalicionimin me VMRO-DPMNE dhe kur më lirë nuk ka qenë çmimi i shqiptarëve si përqindje si në kohën e BIlall Kasamit.Bilall Kasami e din se TARGET i krejt kryetarëve do jetë mospuna e tij për çështje shqipare në TETOVË.BILALL KASAMI ish funksionar i BDI-së ka qenë ,dhe i ka ndenjur gaditu Ali Ahmetit për funksion. Mirë që nuk do shkoje …e drejtë e tijë të paktën të tjerët do jenë më komod…Dhentë në numër ,ujku i ngimë… Edhe koalicioni në Tetovë me VMRO-DPMNE-në nuk do ketë turbulenca …plus patriot, i kurdisur dhe shyqyr që ka mekanizëm mbrojtës nuk ulet me Ali Ahmetin …www.telegrami.mk

======================================

lajmi interaktiv që qarkullon

https://alsat.mk/mk/

Gjashtë vjet pas këtij momenti të kapur në dy fotografi, kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbledhë përsëri në Tiranë liderët shqiptarë nga Maqedonia, të martën. Pjesëmarrjen në takim për Alsat e konfirmuan kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi. Deri tani, përgjigje nuk kemi nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, kreu i Besës, Bilall Kasami ka marrë një vendim ndryshe, nuk do të ulet me Ahmetin.

“Ne si Lëvizje Besa nuk kemi fare dilema tek qëllimet politike për të mirë të interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Shqetësimi ynë është te qëllimet dhe hilet politike të BDI-së dhe të Ali Ahmetit. Ne, si Lëvizje Besa, i përgjigjemi pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama mirëpo nuk kemi nevojë dhe nuk e shohim të arsyeshme të ulemi në një tryezë me BDI-në e Ali Ahmetin çdoherë kur ai ka nevojë për ta shpëtuar vetveten”, deklaroi Faruk Avziu, zëdhënës i Besës.

Në ftesën e Ramës nuk bëhen të ditura arsyet e këtij takimi, por mësohet se ai do të fokusohet te mbështetja për ndryshimet kushtetuese dhe reformat eurointegruese.
Një takim i të njëjtit format me liderë të asaj kohë, Ahmeti, Sela, Kasami, u organizua nga Rama në Tiranë më 29 dhjetor 2016, nga i cili doli një Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptare për ruajtjen e interesit të shqiptarëve. Ajo parashihte barazi të plotë gjuhësore përfshirë shqipen në Kushtetutë, zhvillim të barabartë rajonal, komision ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të rasteve të montuara si dhe një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë.

Liderët që firmosën u zotuan se do të vazhdonin punën në Shkup për t’i përjetësuar këto zotime.

Takimi i fundit i partive nënshkruese në Deklaratën e përbashkët ishte në korrik të vitit 2017. Më pas kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kishte ftuar një takim tjetër, por ishte bojkotuar nga liderët tjerë për shkak të deklaratës së tij publike se “nuk ulet me horra”. Kasami kishte bërë një përpjekje tjetër për të ulur bashkë liderët në muajin nëntor të vitit të kaluar, për të diskutuar statusin e shqipes në Kushtetutë, por pa sukses.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments