Deri të dielën do të mbajë mot stabil, në lugina do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm. Nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Povardarisë, e cila do të shkaktojë ulje të kushteve të mjegullës gjatë ditës në shumicën e luginave, njofton HMRC.
Të hënën në mëngjes do të ketë ende pak mjegull. Në fund të ditës dhe të martën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në malet me borë do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor.