6.7 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajme23.661-familje, morën asistencë sociale në Kosovë gjatë vitit 2022.

23.661-familje, morën asistencë sociale në Kosovë gjatë vitit 2022.

Kosova është njëri nga vendet më të varfra në botë dhe padyshim më i varfëri në rajon.

Papunësia e madhe në vend ka bërë që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të jenë pjesë e ndihmave mujore nga shteti, ose ndryshe të jenë përfitues të ‘asistencës sociale’.

Gjatë vitit 2022, gjithsej 23.661 familje kanë marrë asistencë sociale.

Këtë shifër e kanë bërë të ditur për Insajderin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës            

“Në muajin Nëntor është bër “Publikimi i Statistikave te Mirqënies sociale tetor 2022“ numri i familjeve qe marrin Asistenc sociale për muajin tetor 2022 janë 23.661 familje më gjithsej 93.451 anëtarë”, ka thënë Zyrtarja e Lartë për Statistika Sociale në ASK, Mirvete Fazliu.

Qyteti me më së shumti familje të cilat janë përfituese  të asistencës sociale është Mitrovica. Sipas të dhënave janë 2 mijë e 207 familje të cilat përfitojnë nga kjo ndihmë.

Krahasur me vitin 2021, këtë vit janë 1 mijë e 888 familje më pak në listën përfituese.

“Në vitin 2021 në muajin tetor kemi pasur 25.549 familje me gjithsej 101.588 anëtar numri me i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës më gjithsej  2.313 Familje”, tha Fazliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments