BallinaLajmeZbulohet biznesmeni nga i cili janë kërkuar 8 milion euro prej Boki13... LajmeMaqedoni Zbulohet biznesmeni nga i cili janë kërkuar 8 milion euro prej Boki13 në emër të Katica Janevës By admin 15.07.2019 0 1438 Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Zbulohet biznesmeni nga i cili janë kërkuar 8 milion euro prej Boki13 në emër të Katica Janevës Shkup, 15 korrik – Biznesmeni i njohur shkupjan Jordan (Orce) Kamçev ka qenë pjesë e mitmarrjes nga ana e Boki13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, shkruan Lider transmeton Zhurnal.mkKamçev si pronar i Orka Holding, Acibadem Sistina, 3K Pelagonija dhe disa bizneseve të ndryshme më parë ka qenë i lidhur me ish drejtorin e DSK-së, Mijalkov e siç mësohet nga Lider, Kamçev e ka lajmëruar rastin pasiqë të dyshuarit i janë vënë bashkëshortes së tij dhe në disa takime me të kanë kërkuar 8 milion euro për lirim nga aktakuza e rastit të PSP-së ose 5 milion euro për një dënim më të butë.Jovanovski dhe Milevski, Kamçevit kanë arritur t’i marin 1.5 milion euro dhe siç mësohet në këtë mitmarrje janë përfshirë dhe disa politikan të pushtetit me të cilët Jovanovski është në komunikim të vazhdueshëm dhe në raporte të afërta, në opinion përflitet se Kamçev madje ka arritur t’i xhirojë mitmarrësit derisa në shtëpinë e tij nga ai kanë kërkuar para. Këto xhirime janë shkak që prokuroria ka hapur edhe rastin.Pasiqë kanë marrë paratë nga Kamçev, Janeva ka hequr masën e paraburgimit shtëpiak për të dhe më pas edhe i ka kthyer pasaportën.Lider nga burimet e tij të hetimit mësohet se dorëheqja e sotme e Janevës është e ndërlidhur pikërisht me arrestimin e Jovanovskit dhe Milevskit sepse që të dy kanë marrë para nga biznesmeni i njohur që të ndalojnë hetimet për të nga Prokuroria speciale.Boki13 ka dhënë para në biznesin e tij të lidhur me Janevën, djali i të cilës Lazar Janev është i punësuar në strukturat udhëheqëse të 1Tv si drejtor marketingu. Ndryshe, për të mbaruar punë ndaj biznesmenit që njihet si një prej njerëzve më të pasur në vend, Jovanovski dhe Milevski kanë kërkuar 8 milion euro për të liruar nga aktakuza ose 5 milion euro për ulje të dënimit.Prokurorja për krim të organizuar Vilma Ruskoska ka bërë të ditur se i dyshuari i parë ka shfrytëzuar 1.5 milion euro nga personi nën hetime që t’i lehtësojë procedurat, i dyshuari i dytë ka mundësuar takimin me personin nën hetime. Gjatë këtyre takimeve janë kërkuar 8 milion euro.Ish kryeprokurorja speciale Janeva sot ka deponuar dorëheqjen për shkak se është pjesë e rastit dhe e din se bëhet fjalë e madje ka mundësi edhe arrestimi i saj. Në dorëheqjen e saj zyrtare thuhet se do jetë aktive deri në momentin kur partitë politike të vendosin mbi pasardhësin e saj. linku https://zhurnal.mk/zbulohet-biznesmeni-nga-i-cili-jane-kerkuar-8-milion-euro-prej-boki13-ne-emer-te-katica-janeves/ Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli paraprakBinas Pajaziti / Rikonstruimi si folklorArtikulli tjetërPendarovski / Ndryshimi i kufijve mund të prekë edhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO) admin RELATED ARTICLES Lajme Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë? Sondazhi i Institutit Republikan Amerikan: Rama kryeson me 35%, Berisha 14% 14.01.2025 Bota VOA / Në Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump 14.01.2025 Bota REL: Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e bëjnë Grenlandën më të rëndësishme për SHBA-në 14.01.2025 - Advertisment - Most Popular Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë? Sondazhi i Institutit Republikan Amerikan: Rama kryeson me 35%, Berisha 14% 14.01.2025 VOA / Në Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump 14.01.2025 REL: Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e bëjnë Grenlandën më të rëndësishme për SHBA-në 14.01.2025 Gjermania bëhet gati për luftë? Divizion për mbrojtjen territoriale, frikë nga agresioni rus 14.01.2025 Më shumë Recent Comments