3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 1 janari rritje e pikës së kapitacionit për mjekët e mjekësisë...

Nga 1 janari rritje e pikës së kapitacionit për mjekët e mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë

Bordi i drejtorëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në seancën e fundit të mbajtur dje, ka marrë vendim nga 1 janari 2023 për rritjen e pikës së kapitacionit për mjekët e përzgjedhur nga mjekësia e përgjithshme dhe gjinekologji prej 63,00 deri 75,00 denarë. Për stomatologët e përzgjedhur, kapitacioni rritet nga 48,00 denarë në 61 denarë, për person të siguruar, informojnë nga FSSHRMV.

Vendimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pasoi pas bisedimeve dhe negociatave me Odën e Mjekëve të RMV-së dhe Odën Stomatologjike të RMV-së, ndërsa drejtim të vlerësimit më të lartë të punës së mjekëve të përzgjedhur dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara të personave të siguruar.

“Angazhimet e Fondit synojnë avancimin e statusit të mjekëve të zgjedhur në kujdesin shëndetësor primar dhe nevojën për angazhimin e tyre më të madh në zbatimin e reformave të ardhshme në KSHP”; thonë nga Fondi.

Për këtë shkak, rritja e pikës së kapitacionit, sipas FSSHRMV-së synon të nxitë ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore në nivelin primar të kujdesit shëndetësor, duke ulur kështu numrin e referimeve në një nivel më të lartë, si dhe të nxitë dhe sigurojë përmirësimin e parandalimit me zbulimin në kohë, parandalimin dhe asgjësimin e sëmundjeve jo të transmetueshme te popullsia në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments