-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIshte “krahu i djathtë”, i Bilall Kasamit,Izo Ganija: BESA u shit te VMRO-ja për...

Ishte “krahu i djathtë”, i Bilall Kasamit,Izo Ganija: BESA u shit te VMRO-ja për interesa personale!

Kushtëzimi i ndryshimeve Kushtetuese me zgjedhe të parakohshme nga ana e Kasamit nuk është pritur mirë nga njohësit e rrethanave politike po edhe nga ish aktivistë e njerëz të afërt të kreut të Lëvizjes Besa.

Ish aktivisti më i zëshëm i Lëvizjes nga Reçica e Vogël, Izair Ganijaa, i njohur si “Izo Ganiu”, në një prononcim për indeks.mk ka deklaruar se Besa është në rrugë qorre dhe afërsia me VMRO-në dhe Levicën do t’i kushtojë shumë shtrenjtë.

“Medoj që Lëvizja Besa po hapëron në drejtim të gabuar,  me një parti pro-ruse. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Besës. Kasami e ka futur Besën në një rrugë qorre. Lëvizja Besa është në hipotekë te VMRO ja edhe te Levica”, tha Ganija për indeks.mk

Ai shtoi se Kasami “e shiti besën tek VMRO-ja për interesa personale” dhe shtoi se shqiptarët janë popull pro-evropian e nuk duan parti me ideologji anti-BE dhe anti-SHBA.

“Kasami e shiti Besën tek VMRO-ja dhe Levica. Por shqiptarët janë popull që duan SHBA-në dhe BE-në”, përfundoi Ganija.

Kujtojmë se dje edhe kryeministri por edhe analistë të ndryshëm e njohës të rrethanave thanë se Lëvizja Besa është parti e vogël dhe mos-mirënjohëse dhe se ajo nuk duhet t’i bllokojë ndryshimet kushtetuese duke i kushtëzuar ato njësoj si VMRO-ja me zgjedhje të parakohshme./indeks.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments