3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Dehari: Kërçovën e kam dekoruar me realizimin e projekteve

Fatmir Dehari: Kërçovën e kam dekoruar me realizimin e projekteve

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se qytetin e Kërçovës kanë vendosur të mos e dekorojnë as këtë vit. Sipas tij, vitet e kaluara nuk e kanë dekoruar për shkak të Kovidit, ndërsa këtë vit për shkak të krizës energjetike dhe nuk ka të bëjë me çështje fetare. Por, ai potencoi se mbi të gjitha Kërçovën e ka dekoruar me realizimin e projekteve në këtë qytet. “Kërçovën e kam dekoruar me realizimin e projekteve. Një dritë më pak apo më shumë nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është të mbajmë premtimet. Por megjithatë, edhe vite më përpara nuk e kemi dekoruar, edhe këtë vit duke vlerësuar krizën energjetike kemi vendosur të mos e dekorojmë. Nuk është çështje fetare, por ka të bëjë me kursimin e buxhetit dhe krizën energjetike. Ndërsa dy vitet e fundit ka të bëjë me Kovidin.”- tha Dehari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments