8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMilevski, pas dorëheqjes nga posti i ministrit, tani do të jetë ambasador...

Milevski, pas dorëheqjes nga posti i ministrit, tani do të jetë ambasador në Lubjanë, Edmond Ademi në Madrid.

Goran Milevski, i cili dha dorëheqje nga posti i ministrit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe kreut të LDP-së, do të shkojë si ambasador në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa ish-ministri pa portofol përgjegjës për diasporën, Edmon Ademi, do të marrë pozicioni i ambasadorit në Madrid, Spanjë.

Ka kohë që spekulohet për postet e tyre ambasadore, ndërsa sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani ka konfirmuar se kanë marrë marrëveshje nga të dyja vendet.

Milevski dorëheqjen e tij nga posti ministror e dorëzoi në mesin e shtatorit për, siç deklaroi në atë kohë, arsye personale. Përveç kësaj, ai u tërhoq edhe nga pozita udhëheqëse në Partinë Liberal-Demokratike (LDP) në të cilën në nëntor u zgjodh deputetja Monika Zajkova.

Edmond Ademi nga ana tjetër është nga radhët e LSDM-së. Në qeverinë teknike në vitin 2016 ka qenë këshilltar i ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa me formimin e Qeverisë së Zoran Zaevit në vitin 2017, ai u bë ministër pa portofol përgjegjës për diasporën. Paraprakisht ka punuar në Institutin për Hulumtime Politike dhe Ekonomike “Liberta”, në Ambasadën Amerikane në Shkup etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments