4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDaut Dauti: BESA dhe Bilall Kasami të kushtozojë me interesat kombëtare, e...

Daut Dauti: BESA dhe Bilall Kasami të kushtozojë me interesat kombëtare, e jo të bëhet varëse e ndonjë partie për të mbijetuar

Njohësi i rrethanave politike dhe publicisti, Daut Dauti në një prononcim për Lokalno.mk ka thënë se Besa nuk duhet të bëhet varëse e partive politike maqedonase, njëherë LSDM-së e pastaj VMRO-së vetëm për hir të ekzistencës politike.

Sipas Dautit, Besa duhet të kujdeset më shumë për interesat e shqiptarëve se sa interesat e ngushta politike.

“Besa, nëse duhet të kushtëzojë, atëherë më e lehtë dhe më e leverdishme është ta bëjë me kërkesën për të fshirë kategorinë e palogjikshme dhe që e ka shkelur koha “20 për qind” për gjuhën shqipe. Duke vepruar kështu, ajo do të tregonte se kujdeset për interesat e popullit dhe votuesve të saj dhe jo të jetë varëse e ndonjë partie tjetër maqedonase vetëm për hir të mbijetesës politike, siç ishte rasti me LSDM-në, dhe jo për qëllime programore”, theksoi Dauti

Dauti në prononcimin e tij ka thënë se kushtëzimi i Besës me zgjedhje të parakohshme është jo serioz sepse siç thotë, integrimi i vendit është më i rëndësishëm se sa zgjedhjet dhe interesat partiake.

“Tek ndryshimet kushtetuese është e rëndësishme përmbajtja dhe qëllimi i tyre (integrimi evropian) dhe ju mund të pajtoheni me to ose të mos i mbështesni. Qëllimi i zgjedhjeve të parakohshme mund të shtyhet paralelisht, pavarësisht se nuk i përkrahni ose i votoni ndryshimet” deklaroi Dauti për portalin lokalno.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments