4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArjanit Hoxha zv.kryetar i Besës / Gjurmët e lëna në dokumentin e...

Arjanit Hoxha zv.kryetar i Besës / Gjurmët e lëna në dokumentin e ASHAK-ut për rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk do fshihen asnjëherë.

Raporti i Akademisë së Shkencave të Kosovës në pjesën e komentimit të rolit të faktorit politik shqiptar (forcave politike që kanë përgjegjësi ekzekutive), është një sinjal shumë i fuqishëm për neglizhencën e faktorit politik shqiptar për të vepruar në interes të mbrojtjes, përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në rajon. Çështja shqiptare në rajonin e Ballkanit çdoherë është trajtuar në pako dhe lëshimi pe i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në proceset e ndryshimeve kushtetuese, jo vetëm që dëmton shqiptarët në vend por edhe dobëson pozitën e Kosovës dhe Luginës në raport me Serbinë.

Gjurmët e lëna në dokumentin e Akademisë së Shkencave të Kosovës për rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk do fshihen asnjëherë dhe ky realitet politik, ku kauza u zëvendësua me pushtetin, do ketë pasoja afatgjate në dëm të shqiptarëve ne vend dhe rajon.

P.S. Komenti i lartëpërmendur ka të bëj vetëm me pjesën e apostrofuar të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe jo për atë në Kosovë apo vend tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments