5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeRRETH 500 FAMILJE NUK MUND TË MARRIN SHTESA FËMIJËRORE, MINISTRJA TRENÇEVSKA: NUK...

RRETH 500 FAMILJE NUK MUND TË MARRIN SHTESA FËMIJËRORE, MINISTRJA TRENÇEVSKA: NUK ËSHTË NUMËR I MADH

Me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, shumë familje kanë humbur të drejtën për shtesa fëmijërore, për shkak se nuk është rritur pragu për të fituar këtë të drejtë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska thotë se numri i fëmijëve që kanë humbur këtë të drejtë nuk është i madh, respektivisht 500 fëmijë.

“Nuk do ta rrisim kufirin, censusin për marrje të shtesave fëmijërore dhe të shtesës për arsimim, por do ta rrisim vazhdimisht pagën minimale, nuk është numër i madh i qytetarëve që kanë humbur të drejtën e shtesës fëmijërore, jo më tepër se 500 fëmijë e kanë humbur këtë të drejtë, që do të thotë se tek familjet e këtyre 500 fëmijëve kemi më tepër të ardhura në buxhetin familjar përmes rritjes së pagave”, tha Trençevska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments