-1.2 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaEkonomiQytetarët përballen me çmime të larta, shpenzimet trefish më shumë se paga...

Qytetarët përballen me çmime të larta, shpenzimet trefish më shumë se paga minimale

Shporta konsumatore për një familje katër anëtareshe në vend ka arritur në 51 714 denarë. Kjo shumë është për 1490 denarë më e lartë krahasuar me shportën konsumatore të muajit shtator. Qeveria së fundmi doli me pretendimin se çmimet do të ulen për 10 % si rezultat i masës për subvencionim të energjisë elektrike për bizneset. Por qytetarët thonë se nuk vërejnë ndryshim në çmime, disa thonë se tek disa produkte ka ulje minimale e disa të tjerë janë dorëzuar sepse thonë se nuk po u bien dot në fije.Nga 51 714 denarë sa vlen shporta konsumatore, për ushqim shpenzohen së paku 19.518 denarë, 12.983 denarë për shpenzime të përgjithshme, 3.668 denarë janë minimumi i nevojshëm për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje ose këpucë. Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments