Prokurori publik i Republikës Ljubomir Joveski nuk duhet të jetë gjyqtar kushtetues, është qëndrimi personal i zëvendëskryeministres Slavica Grkovska, të cilin e ka theksuar në intervistën e sonte në “Top Tema” të Thelmës.
“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë gjyqtar kushtetues. Sepse atë që është dashur ta bëjë si prokuror publik i Republikës, nuk e ka arritur në atë pozitë dhe nuk shoh arsye pse do të ketë mundësi të vazhdojë karrierën si gjyqtar kushtetues”, tha Grkovska.
Qeveria, thotë ajo, ka bërë të gjitha parakushtet që i kërkoheshin, si rritja e buxhetit të prokurorive, përfshirë edhe punësimin.
“Mirëpo, Qeveria nuk mund të organizojë konkursin publik dhe përzgjedhjen e hetuesve. Por, është obligim i organeve të drejtësisë”, thotë Grkovska.