Disa qindra forca speciale të Policisë së Kosovës , të armatosur deri në dhëmbë, të shoqëruar nga autoblinda, hynë në Veri të Mitrovicës dhe bllokuan tërë qytetin.
Deri në orën 22:00 në rrugët e Mitrovicës Veriore ka qenë e qetë, nuk ka pasur asnjë incident. Në qytet po patrullojnë edhe anëtarë të EULEX-it, situata është e qetë.
Policia e Kosovës tha sonte se do të rrisë prezencën e saj në veri të Kosovës në ditët në vijim dhe shtoi se ruajtja e rendit publik është një nga qëllimet e tyre kryesore.kurir rs