Nga Spitali klinik i Shtipit janë larguar shtatëdhjetë punonjës, 20 prej të cilëve mjekë. Drejtori Alen Gjeorgjiev thotë se për dy vjet e gjysmë nga 550 të punësuar, tani në të gjitha repartet punojnë gjithsej 470 mjekë, staf mjekësor dhe higjenist. Stafi largohet për arsye të ndryshme dhe gjatë asaj periudhe nuk është punësuar asnjë mjek apo personel mjekësor. Pas Vitit të Ri është bërë e ditur se një pjesë e stafit nga gjinekologjia, anesteziologjia, laborantët dhe infermierët nga repartet e kirurgjisë do të shkojnë në një spital privat.
Largimi i stafit nga spitali i Shtipit në shëndetësi private do të jetë goditje e rëndë, sepse siç thotë Gjeorjiev, me vite të tëra krijojnë dhe edukojnë infermierë për anesteziologji, salla operative dhe mami. Ndaj është e nevojshme plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante, për të mos vuajtur pacientë nga dy qarqe të vendit.