10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVetura godet 25 rekrutë të policisë në Los Anxhelos, pesë prej tyre...

Vetura godet 25 rekrutë të policisë në Los Anxhelos, pesë prej tyre në gjendje të rëndë

Një veturë që udhëtonte në anën e gabuar të rrugës goditi 25 rekrutë të akademisë së policisë në Los Anxhelosit gjatë një stërvitjeje të mërkurën, duke plagosur rëndë pesë prej tyre, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.

Sherifi Alex Villanueva tha se diapazoni i lëndimeve më të rënda përfshinte trauma në kokë, kocka të thyera dhe “humbje të gjymtyrëve”.

Të trajnuarit përfshinin rekrutë për Departamentin e Sherifit dhe në disa agjenci lokale të policisë, raportoi Associated Press të mërkurën.

“Hetimi i përplasjes po trajtohet nga Patrulla e Autostradave të Kalifornisë dhe deri më tani, duket sikur është një aksident i tmerrshëm”, ka thënë Villanueva.

Sipas autoriteteve, rreth 75 rekrutë po vraponin në formacion drejt veriut në rrugë, kur automjeti me drejtim jugor doli në korsinë e kundërt dhe goditi viktimat.

Shoferi u identifikua vetëm si një 22-vjeçar nga periferia e Diamond Bar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments