Nëntori është muaji i festave për kombin shqiptarë, si në Shqipëri po edhe jashtë kufijve, në Kosovë po edhe Maqedoninë e Veriut.
Në vigjilje të 114-të vjetorit të Kongresit të Manastirit Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV do të organizojë koncert në Shtëpinë e Kulturës në Manastir.
Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet në orën 19:00.
“Koncert festiv për nderë të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit. 22 nëntor ora: 19:00 në Shtëpinë e Kulturës – Manastir”, thuhet në njoftim.