-3 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeRexhepi: ASH do të jetë pjesë e qeverisë, ja se çka do...

Rexhepi: ASH do të jetë pjesë e qeverisë, ja se çka do i japin. Kryetari dhe Sekretari i Alternativës do ta shuajnë partinë

Afrim Gashi duhej të tërhiqet ashtu siç u tërhoq Ziadin Sela. Kështu mendon Skënder Rexhepi Zejdi në emisionin Klan Debat. Nënshkrimet bashkë me Levicën pas zgjedhjeve lokale, sipas Zejdit, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela e bënë vetëm për të shpëtuar kokat e tyre. Rexhepi mendon se ASH do të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk ka asgjë kundër.

“Nuk jam kundër që ASH të jetë pjesë e qeverisë. Shyqyr Zoti që në ASh ndodhi ndryshimi, por kjo duhet të ndodhte edhe në AA. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje brenda opozitës. Burimet e mia flasin se ASH do jetë pjesë e qeverisë. Edhe LSDM do i japë ministri, edhe BDI do i japë. Alternativës do i marrin dy ministri. Kjo do qartësohet kur të takohen kryetarët e partive. Ndoshta pritet kongeresi i ASH”, është shprehur Zejd Rexhepi.

Udhëheqësia aktuale e Alternativës, sipas Skënder Rexhepit, e kanë privatizuar subjektin politik. Ata sipas Zejdit, do ta çojnë partinë drejt shuarjes.

“Kryetari dhe Sekrteari aktual i partisë, ata janë të gatshëm ta shuajnë subjektin politik, por jo t’ia lënë popullit”, la thënë Zejd Rexhepi në Klan Debat./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments