Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka vlerësuar si vit të suksesshëm vitin e parë të drejtimit të komunës nga an e tij. Kasami para mediave me rastin e një vjetorit të udhëheqjes së komunës nga ana e tij, u lavdërua se ka bërë shumë punë, megjithatë pranon se nuk ka realizuar atë që e ka premtuar dhe se mbeten edhe shumë punë për tu bërë.
“Gjatë kësaj kohe, ne kemi arritur të shlyejmë një pjesë të borxhit dhe kemi realizuar edhe projekte të reja. Shlyerja e borxhit ishte ndër prioritet kryesore tonat. Të kthejmë një pjesë borxhi të zhbllokojmë komunën dhe të realizojmë projekte. Kështu arritën të shlyejmë mbi 3 milion euro borxh të trashëguar dhe njëkohësisht vazhduam me realizimin e projekteve infrastrukturore. Vizituam lagje dhe filluam punën e rindërtimit të rrugëve, sanuam çdo dëmtim infrastrukture, siguruan më shumë vend parkime dhe liruam hapësira publike të uzurpuara”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Kryetar i komunë së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se deri në fund të këtij viti do të ketë marrëveshje për stadiumin e Tetovës . Kasami tha se përveç stadiumit, do të krijohet edhe akademi e futbollit.
“Po, po. Kemi biseduar, ka diçka konkrete dhe unë besoj brenda vitit do të kemi një zgjidhje e cila nënkupton që stadiumi i qytetit të fillojë të rikonstruohet, të kemi një akademi moderne për futbollist të ri, të cilën gjithashtu është projekt bashkë me kompaninë Ecolog dhe sigurisht që këto investime do të jenë investime që do tti japin një ritëm të ri sportit në komunën e Tetovës”, tha mes tjerash Bilall Kasami, kryetar i komunë së Tetovës.