Memorandumi është pjesë e një ideje, të propozuar një vit më parë, që Jordania të ndërtojë 600 megavat kapacitet diellor dhe të eksportojë energji elektrike në Izrael. Për këtë, Izraeli do të dërgojë në Jordani 200 milionë metra kub ujë të shkripëzuar.
Memorandumi u nënshkrua në takimin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Sharm El Sheikh të Egjiptit, një ngjarje e organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në vitin 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i parë i Gjirit që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin dhe është partner në këtë projekt.
Ministria e Energjisë e Izraelit njoftoi se ekspertët nga të dy vendet mbajtën takime vitin e kaluar për të koordinuar aspektet financiare, logjistike dhe rregullatore të projektit.
Nënshkrimi i Memorandumit shpreh dëshirën e përbashkët të vendeve për t’u përballur me krizën klimatike përmes bashkëpunimit ndërkufitar, njoftoi Ministria e Energjisë izraelite.