Qeveria, në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitetesh, shqyrtoi dhe miratoi Informatat për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Seanca është paraparë të mbahet në Shkup më 14 nëntor 2022, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.