Presidenti rus Vladimir Putin tha se 50,000 ushtarë të mobilizuar janë vendosur në njësitë luftarake në Ukrainë, njoftoi agjencia Interfax.
Ai shtoi se 80,000 prej tyre janë “në zonën e operacioneve speciale ushtarake” dhe 320,000 janë në kampe stërvitore në Rusi.
“Aktualisht janë 50 mijë prej tyre në njësitë e tyre luftarake. Pjesa tjetër nuk po marrin pjesë ende në luftime”, tha Putin gjatë një vizite në rajonin Tver afër Moskës. Në shtator, Putin urdhëroi një “mobilizim të pjesshëm” për të dërguar qindra mijëra luftëtarë të rinj në luftë pasi Ukraina pushtoi pjesë të mëdha të vendit në një kundërofensivë.
Mobilizimi shkaktoi një eksod të qindra mijëra rusëve dhe protesta në të gjithë vendin. Putin tha javën e kaluar se 318,000 qytetarë morën ftesat.