2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇfarë zgjidhje do ketë për numrin e madh të ndërtimeve pa leje...

Çfarë zgjidhje do ketë për numrin e madh të ndërtimeve pa leje në Kodrën e Diellit?

Dëshira për të pasur një shtëpi pushimi në Kodrën e Diellit i bën disa individë që të uzurpojnë tokë shtetërore dhe të ndërtojnë objekte edhe pse nuk kanë as fletë pronësie për parcelën dhe as leje për ndërtim. Shembuj të tillë janë rastet më ekstreme të ndërtimeve pa leje duke uzurpuar tokën rreth Kodrës së Diellit dhe në lagjen me shtëpi pushimi ku në dy dekadat e fundit janë ndërtuar qindra objekte të cilat njerëzit i përdorin për qëndrim në këtë qendër turistike për skijim, transmeton Portalb.mk nga Tetovoinfo.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës së qytetarëve anëtarë të cilës janë pronarët e shtëpive të pushimit, nga më shumë se 700 objekte në lagjen me shtëpi pushimi, rreth një e treta ose rreth 250 janë në proces legalizimi, pra deri më tani kanë ekzistuar si ndërtime pa leje. Duke pasur parasysh se përveç se në këtë lagje shtëpi pushimi ka edhe në vende të tjera rreth Kodrës së Diellit dhe në rrethinë, numri i objekteve të ndërtuara pa leje mendohet të jetë më i madh. Përfaqësuesit e shoqatës së qytetarëve mendojnë se gjendja me objektet në Kodrën e Diellit aspak nuk është e rregulluar dhe prandaj kërkojnë që në këtë zonë të vendoset rregull sa më shpejt.

“Ka rreth 250 shtëpi pushimi të cilat pritet të legalizohen. Disa shtëpi pushimi janë ndërtime pa leje që nuk kanë as fletë pronësie e as leje për ndërtim, ose me fjalë të tjera, objekte që nuk kanë kurrfarë adrese apo dokumenti. Më mirë është që ato të prishen që atje të mund të vendoset rregull dhe që të tjerët që duan të ndërtojnë pa leje ta kuptojnë se kjo nuk është e drejtë. Për shkak të ndërtimeve të tilla shkatërrohet infrastruktura, vetë ato objekte pastaj nuk kanë kushte infrastrukturore, por vazhdojnë të uzurpojnë sipërfaqe të tokës”, thotë Havzi Rizvani, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve Kodra e Diellit, ku anëtarë janë pronarët e shtëpive të pushimit.

Në Sektorin komunal për urbanizëm kanë shifra të tjera, pra nga atje thonë se numri i objekteve të ndërtuara pa leje është më i vogël.

“Për momentin po procedohen 125 lëndë për legalizimin e objekteve në Kodrën e Diellit. Nga këto, për 60 duhet të dilet në terren dhe të konstatohet gjendja faktike, ndërsa 65 të tjerëve u mungon dokumentacioni të cilin ato duhet ta dorëzojnë”, thuhet në informacionin e Sektorit të urbanizmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments