12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari viziton Edi Ramën në Tiranë, i ankohet për infrastrukturën rrugore...

Arben Taravari viziton Edi Ramën në Tiranë, i ankohet për infrastrukturën rrugore drejt vendeve shqiptare

 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot ishte për vizitë pune në Tiranë, ku takoi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën. Taravari ishte i shoqëruar nga bashkëpartiakët Ilire Dauti dhe Isen Shabani, informon Zhurnal.

Taravari ka përgëzuar kryeministrin shqiptar Rama për lidershipin e dëshmuar nga Shqipëria në rafshin ndërkombëtar si kryesuese e OSBE-së dhe si anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së

“Përgëzova Kryeministrin Rama për lidershipin e dëshmuar nga Republika e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar si Kryesuese e OSBE-së dhe si anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ku Tirana ka luajtur rol vendimtar në mbrojtjen e vlerave perëndimore dhe dënimin nga bashkësia ndërkombëtare të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Falënderuam Kryeministrin për solidaritetin shembullor me Maqedoninë e Veriut në rrugën tonë të përbashkët drejt BE-së dhe e uruam për organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor të 6 dhjetorit, një ngjarje historike që na bën të mburremi si shqiptarë. Po ashtu, shprehëm edhe njëherë mbështetjen tonë të parezervë për nismën e shtetit shqiptar në Këshillin e Evropës për rishikimin e Rezolutës 1782 (2011), të bazuar në raportin dashakeq të Dik Martit.
U pajtuam për domosdonë e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë me qëllim të hapjes së negociatave për BE.

Shprehëm pakënaqësitë tona mbi progresin e Qeverisë së Shkupit në përfundimin e lidhjeve rajonale infrastrukturore në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kërkuam nga Kryeministri angazhim në këtë drejtim, por edhe në një sërë projektesh për konsolidim mbarëkombëtar kulturor dhe arsimor, siç janë biblioteka digjitale shqiptare dhe kalendari i përbashkët kulturor”, ka njoftuar Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments