9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKlubet bullgare duhet t’i ndryshojnë emrat brenda tre muajve

Klubet bullgare duhet t’i ndryshojnë emrat brenda tre muajve

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Shoqatat. Për votuan 67 deputetë, nga pushteti dhe opozita. Këto ndryshime pasojnë hapjen e klubeve kulturore bullgare në Manastir dhe Ohër, me emrat e figurave kontroverse nga e kaluara, të lidhura me fashizmin – “Ivan Mihailov” dhe “Car Boris III”, shkruan Alsat.

Tash e tutje, një komision i formuar posaçërisht në Ministrinë e Drejtësisë do të vendosë nëse emri i shoqatës është i pranueshëm apo jo.

“Sot do të kalojmë një ligj të vogël, dhe në dukje të parëndësishëm, i cili në fakt do të përdoret për të mbrojtur të kaluarën antifashiste dhe të vërtetën historike të vendit tonë”

“Pas gjithë asaj që ndodhi ditët e fundit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të distancohemi nga zhvillime të tilla, të mos lejojmë që të krijohen shoqata të tilla në vend dhe kjo është mënyra për të vënë praktikisht digën”, tha Sonja Mirakovska – PRSD.

Ndryshimet përfshijnë edhe shoqatat tashmë të krijuara, të cilat duhet të ndryshojnë emrat e tyre, në të kundërtën Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për fshirjen e tyre nga Regjistri Qendror.

“Organizatat, shoqatat, fondacionet, sindikatat dhe format e tjera të asociacionit, të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet, janë të obliguara që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të harmonizojnë emrin ose titullin, qëllimet dhe veprimtaritë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, pranë Regjistrit Qendror”, thonë ndryshimet në Ligjin për Shoqatat

Ministri i jashtëm Bujar Osmani, para pak kohësh deklaroi se nuk do të donte që ndryshimet të zbatohen në mënyrë retroaktive dhe të mbulojnë klubet kulturore tashmë të hapura, ndërsa MPJ bullgare paraprakisht vlerësoi se me ndryshimet e propozuara Shkupi shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën e asociimit. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments