6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeParkimet e parregullta në Tetovë, përplasen Komuna dhe SPB-ja

Parkimet e parregullta në Tetovë, përplasen Komuna dhe SPB-ja

Komuna e Tetovës ankohet se nuk ka koordinim me policinë. Sipas kreut të këshillit komunal , policia nuk përgjigjet në kërkesat e komunës, kur ka të bëjë me intervenimet në rrugët e Tetovës, sidomos parkimet e dyfishta, kur edhe pamundësohet ndërhyrja e shërbimit merimangë.

“Në vend parkimet e caktuara për parkim makinash, ndodh që nuk dërgojnë sms apo nuk parkohen si duhet dhe ka vetura që janë në anën dytësore. Pra me këtë rregullore, do autorizohet ndërmarrja që të mund ato vetura t`i largon nga rruga. Kjo për arsye se shpesh e kemi thirr policinë dhe nuk kemi gjetur mirëkuptim, andaj do veprojmë përmes ndërmarrjes”,

Vërejtje për punën e Policisë, ditë më parë kishte edhe kreu i komunës Bilall Kasami. Ai tha se, si pasojë e mos përgjigjes nga policia ndaj kërkesave të komunës, është detyruar që të kontraktojë një kompani sigurimesh private, për vendosjen e kamerave të sigurisë në disa pika në qytet ku hidhen mbeturina, por edhe ky ka dyshime për lëshim të organizuar të qenve. Nga policia e Tetovës, kanë hedhur poshtë informacionet për mungesë bashkëpunimi me komunën. Thonë se, iu përgjigjen rregullisht ftesave të komunës.

“Çdo ditë detyrimisht nga komunikacioni rrugor caktohen nga gjashtë policë tre në ndërrim të parë dhe tre në të dytin që funksionojnë me shërbimin merimangë. Ne edhe sot në bazë të kërkesës së komunës kemi pasur një bashkëveprim për pastrimin e zonave të trafikut që kanë qenë të uzurpuara. Kështu që konstatimi i tillë për mungesë bashkëpunimi bie në ujë, shkaku se, për çdo ditë jemi të detyruar në bazë të Ligjit t`iu përgjigjemi gjitha kërkesave”, u shpreh Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pikërisht shkaku i makinave të parkuara dyshe dhe nëpër vende ku nuk ka parkim të lejuar, në pjesën qendrore të qytetit vjen deri tek bllokimi i komunikacionit dhe pengimi i lëvizjes së lirë të autobusëve./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments