3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa fton në takim partitë shqiptare: Bashkërisht të kërkojmë heqjen e...

Lëvizja Besa fton në takim partitë shqiptare: Bashkërisht të kërkojmë heqjen e termit “20 përqind” nga Kushtetuta e RMV-së

Lëvizja Besa i ka ftuar në takim të gjitha partitë politike shqiptare, në prag të ndryshimeve kushtetuese në RMV, për të unifikuar qëndrimet e tyre politike.

Zv.kryetari i Lëvizjes Besa Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp kërkoi që partitë shqiptare bashkërisht të kërkojnë heqjen e termit “20 përqind” nga Kushtetuta, i cili i referohet gjuhës shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Në frymën e interesit mbi partiak dhe duke u nisur nga fakti se të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare janë nënshkruese të deklaratës së përbashkët politike si dhe mekanizmit politik për unifikim të qëndrimeve që është tryeza e partive politike, sot në emër të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u dërgojmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Në këtë takim do të diskutohet dhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese që do të duhet të ndodhin shumë shpejt dhe si ndërmarrja e hapave konkret se si të heqim termin nënçmues 20 për qind dhe të njëjtin ta zëvendësojmë me termin gjuha shqipe”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i lëvizjes Besa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments