7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës

Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës

Ndërkohë që opozita do të jetë duke bërë përgatitjet e fundit për protestën kombëtare të rradhës, kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pasi të dëgjohet raporti që kërkon shkarkimin, deputetët e Ramës dhe opozita fallco do të diskutojnë për plot 1 orë e 30 minuta dhe më pas do të votojnëose jo për ngritjen e komisionit hetimor.

Nëse kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë do të hyet në fazën e tretë të një procesi për shkarkimin e presidentit që kushtetuta e parashikon në mënyrë shumë precize. Faza e parë ajo e votimit nga një e katërta e deputetëve pëe shkarkimin e presidentit tashmë shtë kryer. Gjithashtu ka përfunduar edhe e dyta ku komisioni i ligjeve kërkon ngritjen e një komisioni hetimor. Tani Shqipëria ndodhet në fazën e tretë kur parlamenti miraton raportin dhe vendos me votë për komisionin hetimor.

Ai vihet në punë me urgjencë dy ditë pas votimit në kuvend. Kreu i Shtetit ka të drejtën të dëgjohet dhe të klasë në këtë komision, por ai me sa duket do ta injorojë këtë procedurë ashtu sikurse bëri edhe në me komisionin e ligjeve.

Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Dhe pas kësaj hyjmë në fazën e katërt kur 2/3 e parlamentit që tashmë Rama i kontrollon duhet të votojnë për shkarkimin e presidentit duke mbyllur kështu këtë procedurë të koklavitur parlamentare.

Siç shkruan Lapsi, vetëm pas këtyre katër fazave ceshtja kalon në të pestën kur Gjykata Kushtetuese që ende nuk ekziston duhet të vendosë nëse mund të shkarkohet apo jo kreu i shtetit.

Gjithësesi interesante do të jetë sot të shikohen diskutimet e parlamentit monist dhe mënyra se si do e justifikojnë rilindasit shkeljen kushtetuese të presidentit, aq më tepër që për ta, Dekretet e Ilir metës nuk kanë pasur asnjë efekt, sepse sipas tyre votimet e 30 qershorit qenë të ligjshme

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments