2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeShtrenjtohet regjistrimi i veturave

Shtrenjtohet regjistrimi i veturave

Qytetarët edhe kur shkojnë t’i regjistrojnë makinat e tyre ndjejnë rritjen e çmimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po ka rritje të çmimit. Është rritur për shkak të taksës ekologjike.

Kjo rritje vjen si rezultat i taksës ekologjike, thonë nga stacionet për kontroll teknik.

“Rritja nuk është në pjesën e kontrollit teknik, sepse çmimin e përcakton MPB-ja. Tashmë dy vite me radhë është 1.200 denarë. Ka rritje të taksës ekologjike, e cila është shtrenjtuar vitin e kaluar.”, deklaroi Maja Kanurkova, e punësuar në stacion për kontroll teknik.

Makinat më të vjetra do të paguajnë më shumë për regjistrim.

ÇMIMI I TAKSËS EKOLOGJIKE

VJETËRSIA E MAKINËS:          0-5 VJET20-30 VJET
Makinë udhëtimi        150-400 denarë550-700 denarë
Autobusë550-1100 denarë850-1400 denarë
Automjete të rënda1050-1600 denarë1450-1900 denarë

Sipas ligjit, lartësia e kompensimit për personat juridikë dhe fizikë në vend të cilët e ndotin mjedisin jetësor duke përdorur mjete motorike për periudhë njëvjeçare është nga 400 deri në 700 denarë për makina udhëtimi dhe 1.050 deri në 1.900 denarë për automjete të rënda, varësisht nga viti kur janë prodhuar, pesha dhe lloji i karburantit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments