2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeQytetari që u sulmua nga qentë endacakë në Tetovë demantoi Bilall Kasamin...

Qytetari që u sulmua nga qentë endacakë në Tetovë demantoi Bilall Kasamin : Rasti është denoncuar në institucione

Stomatologu Agron Arifi nga Tetova ka reaguar ndaj konferencës për media të kryetarit Bilall Kasami i cili tha se ka informim tendencioz të opinionit për shkak të videos në rrjetet sociale që tetovari e ka shpërndarë duke shpjeguar se ai dhe qeni i tij shtëpiak janë sulmuar nga një sulm i qenve endacakë. Arifi thotë se nuk është i vërtetë pretendimi i kryetarit se rasti nuk është raportuar, njofton Tetovoinfo, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kam denoncuar ngjarjen. E kam lajmëruar në polici, por për shkak se nuk kam pasur lëndime të dukshme, denoncimi nuk është pranuar nga policia, ndërsa aty ka kamera sigurie, kështu që mund të vërtetohet se sa herë kam shkuar në polici në Tetovë. Nuk kam qenë në spitalin e Tetovës pasi kam pasur lëndime të lehta, të cilat më kanë mundësuar të funksionoj normalisht në jetën e përditshme. Kam një raport veteriner për lëndimet që ka pasur qeni im. Çfarë duhej të ndodhte, a duhej që qentë të më shqyenin për të marrë masa serioze”, tha Agron Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments