Qeveria e Serbisë ka ndryshuar vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit të gazit natyror, me të cilin gazi do të mund të eksportohet edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Vendimi u ndryshua tre ditë pas miratimit, më 20 tetor, transmeton InfoShqip.
Ndalimi i përkohshëm dhe eksporti u vendos për të parandaluar kërcënimin e mungesës kritike të shkaktuar nga përçarja globale e tregut të energjisë.
Para tre javësh, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me Serbinë janë duke u zhvilluar negociata intensive për sigurimin e gazit, por prokurimi duhet të realizohet përmes marrëveshjeve shumëpalëshe, në të cilat do të jetë i përfshirë edhe gjiganti shtetëror rus “Gazprom”.