Lideri i Levicës Dimitar Apasiev kritikoi opozitën shqiptare të udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.
“Taravari, Sela, Hoxha, Kasami dhe boranija tjetër e pakicës shqiptare, nuk mund të kapin një gjë të thjeshtë – se nuk mund ta mposhtin BDI-në (Aliun) duke u anuar djathtas! Dhe ju të mashtruar, mjafton që Aliu t’ju tregojë një foto me uniformë të UÇK-së dhe para elektoratit tuaj të bien në ujë të gjithë nacionalizmat tuaj të lagësht shtetërorë të mëdhenj, të cilët ju urreni si politikanë të prapambetur të shekullit të 19-të. Pra, keni vetëm një zgjedhje – ose ndërroni pjatën (në qendër ose majtas) ose bëhuni gati të shtypeni përsëri dhe përsëri dhe përsëri nga BDI në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Apasiev në Facebook.