10.1 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaLajme( Video) Prishet minarja e Xhamisë më të vjetër në...

( Video) Prishet minarja e Xhamisë më të vjetër në Tetovë,shenjat e lashtësisë te muri ,pas viti 1450.Dikur komunistët ,e tash… ?!

Lajmi interaktiv

Edhe kjo ndodhi ,me 14 tetor 2022, u prish minarja e xhamisë më të vjetër në Tetovë -ESKI XHAMISË

,për vjetërsinë në linkun më poshtë .

linku

http://ikre.net/2021/01/31/xhamia-me-e-vjeter-e-tetoves-xhamia-eski-meriton-nje-restaurim-adekuat/

KUR RRENOHET MINARJA NE EMER TE

’’MODERNIZMIT’’

Te shtunen me 14 tetor 2022, ne Tetove ndodhi ajo qe per plote 6
shekuj nuk kishte ndodhur…. Kete te shtune te zeze, Keshilli per
rindertimin (restaurimin) e Xhamise ’’Eski’’ ne Tetove e rrenoi
(shembi) per toke minaren e vjeter 600 vjecare te kesaj xhamie, e cila
ishte ndertuar ne periudhen e Perandorise Osmane, me pretekstin e
ndrtimit te minares se re nga betoni…
Por cfare ne te vertete fshihet pas ketij akti vandal (barbar)? Gjoja ne
emerte modernizmit, gjegjesisht ndertimit te minares se re nga betoni
– ceshtja eshte me e thelle se kaq:
Nepermjet ketij akti vandal – Keshilli i Xhamise ’’Eski’’ kuptohet jo
koke me vete, perkateisht jo pa aminin e Myftinise se Bashkesise
Islame te Tetoves – ashper goditi nje gjurme qindra shekullore
autoktone te Tetoves. Prishja e minares ne kete menyre shperfaq anen
e ashper te rrenimit te gjithckaje ’’ne emer te modernizimit’’ –
karakteristike kjo e Islamit puritan wehabit (te cilin Myftinia ne dukje
te pare ashper e sulmon dhe e sheh si kancer te myslimaneve ne
Maqedonine e Veriut), por ja qe ky akt eshte identik dhe i ngjashem si
aktet e wehabiteve te cilet dihet se kudo ku kane shkuar kane rrenuar
tyrbe, xhami, varre te personaliteteve, cezme etj., – ne emer te
pastrimit te Islamit nga idhujtaria… Ndaj me plote te drejte shtrohet
pyetja: Po Keshilli i Xhamise ’’Eski’’, gjegjesisht Myftinia e Tetoves
pse e kreu kete akt makaber – njejte si vehabitet? Ne emer te kujt?
Ky akt i ndyre ne mullirin e kujt e shpie ujin? Pjesa dermuese e
punonjesve te Myftinise se Tetoves kane studiuar ne Turqi dhe
’’hiqen’’ si mendjehapur dhe pranues te ideve ndryshe brenda per
brenda struktures se Islamit, duke e sulmuar rrymen radikale vehabite
– por ja qe me aminin e kryerjes se ketij akti, pra prishjen e minares

se Xhamise ’’Eski’’ pikerisht ata lundrojne ujerave te kesaj rryme
radikale…
Shembja e minares eshte nje akt i shemtuar qe cdo fjale per ta
komentuar eshte e tepert, ngase ate qe nuk arriten ta bejne rrebeshet e
kohes, gjegjesisht pushtuesit e ndryshem: duke filluar nga serbet e
Mbreterise SKS, komunistet dhe te tjeret… At qe nuk arriten ta bejne
ateistet jugosllave per 50 vjet, e beri Keshilli me Myftinine per vetem
disa caste.
Me kete akt vandal u shua edhe nje gjurme autoktone shqiptare
myslimane e qytetit, u zhduk nje relike 600 vjecare per kapriciot e
dikujt, gjoja ’’ne emer te modernizimit’’.
Arsyetimi qe Keshilli ben se rrenimi i minares eshte bere me qellim te
ndertimit te minares se re – ne realitet shperfaq mendesine
shkaterruese shkretinore vehabite te pjestareve te ketij Keshilli dhe te
Myftinise se Tetoves, te cilet perkunder asaj, qe, sic thame ’’hiqen te
moderuar dhe mendje-hapur’’ – ne reaitet nuk jane fare larg nga te
qenit brenda per brenda mendesise se ndrydhur rrenuese e
shkaterruese vehabite…
Minarja 600 vjecare iku pergjithmone, rrenuesit e saj mund te ndjehen
te lumtur se e prishen edhe nje gjurme autoktone shqiptare myslimane
te ketij qyteti – kurse ata qe ngahere e kane pasur hale ne sy kete
minare – por nuk kane guxuar ta prekin – tani mund t’i ferkojne duart
nga gezimi e te ngazellehehen se ate qe ata nuk e bene per 50 vjet – e
bene njerezit e fese vetem per nje dite….
Prishja e minares 600 vjecare nxori ne siperfaqe fytyren e vertete te
klerit mysliman shqiptar te Maqedonise se Veriut, i cili ngahere e ka
humbur rrugen ne oborr dhe ne ’’emer te modernizimit’’ rrenon e
shkterron gjithcka para vetes, fytyren e tyre te vertete shkaterruese qe
nuk njeh asnje gje te shenjte e me vlere – kur eshte ne pyetje interesi i
tyre dhe klaneve te tyre…

Turpi eshte KRYEFJALA qe rrenuesit e minares ka per t’i ndjekur
per jete e mot, si ne kete – ashtu edhe ne boten tjeter. Njerez te
c’ekuilibruar….Nuk mund të amnistohet as Komuna e Tetovës Në kohën e Bilall Kasamit, ndodhi, ku i kishte inspektorët ? /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments