7 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKush kë do e shpëtoje ?! / Bilall Kasami shet demagogji: “Jam...

Kush kë do e shpëtoje ?! / Bilall Kasami shet demagogji: “Jam në kontakt me Taravarin, pres bashkëpunim me ASh-në” (VIDEO)

lajmi interaktiv

Më demagogji a ka se të thuash kërkoj zgjedhje të parakohëshme parlamentare ,a kërkon koalicion që nënkupton se vetë nuk mundet …Provo vetë apo alibi duhet te keni per humbjet,te dy partitë Besa dhe Ash, jo ky i pat fajet jo ai…

Përherë dikush dikujt i duhet për t’ia dhënë dorën e shpëtimit ose në Tetovë thuajnë për ta kreh( shpëtuar ) . Ndodhitë e fundit në ASH dhe tërhjekja e Z.Selës nga posti i kryetarit tërhoqi me vete edhe dëshprimin e shumë simpatizantëve të cilët nuk u bënë të gjallë ndër udhëheqjen e Taravarit,pra shenjat e para nuk japin lajme premtuese ,dita e mirë në mëngjes duket…Besa si parti nuk po arrin të zane boshllëqet e BDI-së,PDSH-së as edhe të ASH në Tetovë.Konfiguracioni i fundit brenda Komunës solli shumë paknaqësi ndër ata simpatizant të Besës.Familjarizmi i klanit të Bilall Kasamit kërcëllon,hakmarja politike nuk ka nevojë të vësh syze ,duket ashiqare ,largime dhe marje kompetencash në Gjimnaz Kiril Pejçinoviç la pasoja dhe paknaqesi edhe me konkurset e fundit…tek BOMBA që pritet të plasë lidhur me LEGALIZIMET dhe …demagogjia klasike me mediumet sa më larg Tetovës,afrimi dhe kuptimi i mediumit që e la Millosheviçi amanet dhe e përsosën edhe BDI mbetja në pushtet dhe pastrimi ose larja e trurit elektoratit nuk pi ujë më pas raportit të fundit të Këshillit të Europës ,pra Besa po ikën nga Tetova dhe spostohet me Zhurnal nga Shkupi dhe INA nga Kumanova,bile kohëve të fundit thirja e mediumeve për kolnferenca për shtyp po bëhet me porosi…pra Komuna e Tetovës ,a pas komunës ri Bilall Kasami i ka ndez paknaqësitë te portalet në Tetovë …portali ww.telegrami .mk nuk pret …thirje…ama kur të vërtetohen disa dokumentacione do argëtoje opinionin nëpër gjyqe nga …e deri … www.telegrami.mk

https://www.pacensure.com/kasami-jam-ne-kontakt-me-taravarin-pres-bashkepunim-me-ash-ne-video/

lajmi aktiv që qarkullon

I pyetur nëse do të bashkëpunonin me Aleancën për Shqiptarët nëse kjo parti bëhet pjesë e Qeverisë ose nëse partia Alternativa bëhet pjesë e opozitës, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp theksoi se synojnë bashkëpunim me secilin subjekt politik që është në opozitë, përcjell TV21.

“Çdo parti, subjekt politik deri sa është në Qeveri, nuk mund të pretendojmë se mund të kemi ndonjë bashkëpunim opozitar, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare të cilat kanë një qëllim, që përfundimisht të ketë rotacion politik edhe në kampin politik shqiptar”, tha mes tjerash Kasami. Kasami tha se kanë kontakte të vazhdueshme me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe se shpreson për bashkëpunim opozitar me ASH-në.

“Po sigurisht që jemi në kontakt të përditshëm, gati të them. Edhe sot kemi një takim të tillë për punët që na lidhin dhe flasim edhe për bashkëpunim politik por ne kemi mirëkuptim për situatën në të cilën gjenden deri në organizimin e kongresit partiak. Besojmë që reflektimi do të jetë pozitiv dhe do të kemi një bashkëpunim opozitar”, tha Kasami.

Kasami edhe sot përsëriti qëndrimin se Lëvizja Besa përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qëllim rrëzimin e pushtetit aktual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments