17.9 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMickoski: E përbashkëta e BDI-së dhe SDS-së është gënjeshtra, vjedhja dhe politikat...

Mickoski: E përbashkëta e BDI-së dhe SDS-së është gënjeshtra, vjedhja dhe politikat e këqija, ndryshimi i qeverisë për të ndihmuar Maqedoninë

Nuk do të doja të komentoja për partitë e tjera politike, sepse mendoj se kjo është punë e tyre e brendshme dhe autentike. Shpresoj se së shpejti do t’i tejkalojnë keqkuptimet që kanë dhe BDI do të jetë parti politike që do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë, e jo në interes të tyre personal dhe partiak, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së. duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari para promovimit të sotëm të gazetës UMS “Megafon”.

Mickoski theksoi se emëruesi i përbashkët për BDI-në dhe SDS-në në këtë moment është gënjeshtra, vjedhja dhe politikat e këqija dhe se Maqedonisë i duhet një qeveri e re.

  • Shpresoj se këto zhvillime atje do t’i bëjnë ata më të gatshëm dhe më ambicioz që realisht të punojnë për qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nëse ata qytetarë janë nga opozita apo nga pushteti, apo pavarësisht nëse janë të përcaktuar nga ndonjë parti apo jo, nëse ata janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë e të tjerë, është e rëndësishme në këto kohë të vështira që qytetarëve t’u ofrohen zgjidhje për problemet shumëplanëshe, të cilat janë të shumta – tha Mickoski.

Mickoski theksoi se qeveria duhet të ndryshohet, ndryshimet e pjesshme në qeveri nuk janë zgjidhje e problemeve.

  • Sa më shpejt të ndryshojë qeveria dhe të vijë një qeveri e re që do ta ketë legjitimitetin e popullit, aq më shpejt do të shkojë Maqedonia – tha Mickoski.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments