Grupi i zjarrit duket se fitoi betejën e parë brenda BDI-së meqë votuan unanimisht emrat e propozuar në funksionet brenda partiake në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, shkruan Alsat.
Emrat për të cilat në BDI kishin arritur një konsensus ditë më parë u votuan për anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Nënkryetar u zgjodhën Izet Mexhiti, Bajram Rexhepi, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli, Sekretar i përgjithshëm – Faton Ahmeti, Sekretar organizativ – Blerim Bexheti dhe Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imeri.
Dega e Gostivarit shprehu pakënaqësi për përfaqësimin në organet partiake.
Përplasja mes Talat Xhaferit dhe Musa Xhaferit nga kreu i partisë Ali Ahmeti u shoqërua me humor thumbues, kurse Talat Xhaferi në shenjë revolte për refuzimin e propozimit të tij lëshoi edhe mbledhjen.
Shihni përplasjen në këtë VIDEO:
Kreu i partisë Ali Ahmeti nga ky takim u bëri thirrje partive maqedonase të shfrytëzojnë momentin për vazhdimin e procesit të integrimit si dhe deklaroi se është pro një uniteti më të madh mes partive shqiptare. / Alsat.mk