-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO DPMNE i përgjigjet Taravarit: “Jemi parti e madhe, vetë mund të...

VMRO DPMNE i përgjigjet Taravarit: “Jemi parti e madhe, vetë mund të zgjedhim partnerët e koalicionit”

VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes me politikat e saja sepse kështu si po vepron po largon qytetarët nga partia, por edhe partitë shqiptare për koalicion të mundshëm. Këto ishin fjalët e ushtruesit të detyrës kryetar i ASh-së, Arben Taravari në Click Plus duke folur për iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së. Taravari tha se VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes veçanërisht kur flet për euro integrimet.

Për VMRO-DPMNE deklarata e Taravari si duket nuk përbën problem. Në një përgjigje me shkrim thonë se VMRO-DPMNE është partia politike më e madhe në Maqedoni dhe partnerët e koalicionit mund t’i zgjedh vetë.

“VMRO-DPMNE është partia politike më e madhe në Maqedoni dhe e ka mundësinë që partnerët e koalicionit t’i zgjedh vetë. Mbetemi të fokusuar në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe i thërrasim të gjitha partitë politike të cilët mendojnë se qeveria aktuale është kriminele, e korruptuar dhe e paaftë në vend që të vetë ofrohen për të hyrë te e njëjta, të bashkëngjiten në luftën për rrëzimin e qeverisë.”– thanë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkaq në një paraqitje televizive për 360 gradë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se eventualisht në formimin e një qeverie të re për partner koalicioni preferon më shumë opozitën shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments